1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ku është Allahu?

Më të lexuarat

Imam edh-Dhehebi ka thënë në vargjet e fundit të veprës më të shkëlqyer te tij ‘el-Uluw lil- ‘Alijil-Gafar’ [f. 286-287] “el-Kurtubi ka thënë në lidhje me thënien e Allahut, më të Lartit, “Pastaj Ai u ngrit [isteua] mbi Fronin”:
“Kemi shpjeguar thëniet e dijetarëve në lidhje me këtë çështje në librin ‘el-Esna fi Sherh el-Esma el-Husna’, dhe përmendëm katërmbëdhjetë thënie të ndryshme në të” deri aty kur ai tha:
“Dhe Selefi i kohërave të mëhershme– Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata – kurrë nuk e mohonin drejtimin [el-xhiheh] për Allahun e as që e shprehnin këtë [mohim]. Ata dhe të gjithë tjerët flisnin me pohimin e tij për Allahun, më të Lartin, ashtu siç ka folur Libri i Tij për këtë dhe ashtu siç i dërguari i Tij [salallahu alejhi ue selam] na informoi për këtë. Asnjëri prej Selefit nuk mohoi se ngritja [isteua] e Tij mbi Fronin ishte reale dhe e vërtetë [hakikat] [që është në kundërshtim me metaforë, mexhaz]. Allahu e ka specifikuar Fronin me Isteua, sepse ai është prej krijesave më madhështore të Tij. Mirëpo, ata shprehnin injorancë vetëm për natyrën e saktë [keifije] të isteuas, sepse natyra e vërtetë e saj është e panjohur. Imam Malik ka thënë, ‘Istiua është
e njohur…’, do të thotë gjuhësisht,’…natyra e saktë e saj është e panjohur, dhe të pyeturit për të është risi [bidat].”
Dhe el-Kurtubi po ashtu tha në ‘el-Esna’:
“Shumë prej filozofëve të kaluar dhe atyre bashkëkohorë kanë thënë:“Kur është e
domosdoshme që të pastrohet Krijuesi [el-Bari] – madhështia e të cilit është e shkëlqyeshme – nga të pasurit drejtim [xhileh] dhe kufizim [temejuz], atëherë prej kërkesave dhe nevojave të kësaj, nga këndvështrimi i shumicës së dijetarëve të kaluar dhe bashkëkohësve udhëheqës të tyre, është pastrimi i Krijuesit [el-Bari] nga të pasurit drejtim [xhileh]. Në shikimin e tyre, drejtimi nuk e ka aspektin e të qenit ‘mbi’ të. Kjo është kështu sepse për ta, kur Allahu cilësohet me drejtim, kjo do të kërkonte që Ai të jetë i kufizuar me një vend [mekan] dhe një kufi [hejiz]. Si pasojë, vendi dhe kufiri kërkojnë që [Ai] të ketë lëvizje dhe palëvizshmëri të atilla që janë të lidhura me veçanti [temejuz], transformim [teghejur] dhe ndodhi të reja [hudoth].” Kjo është thënia e filozofëve.
Them[edh-Dhehebi]:“Po, kjo është ajo në çka janë mbështetur mohuesit e ‘uluwit [epërsisë] së Zotit, të Madhërishmit. Ata u larguan prej kërkesave të Librit, Sunetit, thënieve të Selefit dhe natyrshmërisë së tërë krijimit. Ajo çka ata pohojnë të jetë e domosdoshme [për pohimin e epërsisë së Allahut] është e aplikueshme ndaj trupave të krijuar. Mirëpo, asgjë s’është sikur Allahu dhe domosdoshmëritë që ngrihen nga teksti i qartë [të Librit dhe Sunetit] janë po ashtu të vërteta. Ne nuk përdorim ndonjë shpjegim pos atij që na vjen përmes transmetimit. Si shtojcë ndaj kësaj e themi edhe atë se, nuk e pranojmë se të qenit e Krijuesit mbi Fronin dhe mbi qiejt kërkon që Ai të jetë i kufizuar dhe në drejtim hapësinor, meqë çfarëdo që është nën Fronit thuhet se është e kufizuar dhe në drejtim hapësinor. Mirëpo, ajo çka është mbi Fronin nuk është e këtillë. Dhe, Allahu është mbi Fronin ashtu siç mu gjenerata e parë qenë unanimë në pajtim rreth kësaj, dhe imamët pas tyre kanë cituar nga ata. Ata e thanë këtë në përgënjeshtrimin ndaj Xhehmive, ata që thanë se Ai është në çdo vend, duke marrë si dëshmi thënien e Tij, ‘Dhe Ai është me ju…’. Pra, këto dy thënie qenë mu ato thënie që qenë prezantuar në kohën e Tabi’inëve dhe pasardhësve të tyre. Ato janë dy thëniet që mund të kuptohen në këtë deklaratë [d.m.th. të filozofëve]. Për sa i përket thënies së tretë që vjen pas kësaj, e cila është ajo se Allahu, më i Larti, nuk është në asnjë vend, as që qenia e Tij e shenjtë [Dhat] është e kufizuar, as që Ai është i ndarë dhe i veçuar prej Krijimit të Tij, as që Ai është në ndonjë drejtim hapësinor, as që është jashtë ndonjë drejtimi hapësinor, dhe as këtë e as atë…” atëherë kjo është diçka që s’mund të kuptohet, krahas faktit se në brendësi është në kundërshtim me vargjet [e Librit] dhe transmetimin [prej Selefit]. Prandaj ikni me fenë tuaj dhe kini kujdes nga mendimet e filozofëve.
Besoni në Allahun dhe atë çka ka ardhur prej Tij prej qëllimit të dëshiruar të Allahut, pastaj nënshtrojani çështjen tuaj Atij, dhe nuk ka fuqi as mundësi përveç me Allahun.”
Libri u përfundua dhe i tërë lavdërimi i takon vetëm Allahut…” Fundi i citatit nga edhDhehebi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit