4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ku do të ulët raketa kineze: Ekspertët zvogëluan zonën dhe kohën e caktuar që mund të godasë Tokën

Më të lexuarat

Në parashikimin e tyre të fundit, shkencëtarët parashikuan rikthimin e trupit të raketës për këtë të diel në 3:46 (GMT)

Ekspertët nga Aerospace Corporation dhanë parashikimin e tyre të fundit dhe dhanë zonën në të cilën raketa kineze e pakontrolluar mund të godiste tokën këtë të diel.

Raketa Long March 5B u përdor javën e kaluar nga Kina për të lëshuar një nga modulet e stacionit të saj të ardhshëm hapësinor në hapësirë, dhe pritet që gjatë fundjavës të godasë atmosferën e Tokës, e cila ka shkaktuar shqetësim në lidhje me atë se ku do të bije kjo raketë në Tokë.

Sipas parashikimit të fundit të bërë nga The Aerospace Corporation, ri-hyrja e trupit të raketës do të bëhej të dielën në 3:46 (GMT) , megjithëse me një mundësi gabimi 16-orëshe, transmeton Telegrafi.

Faqja Space-Track.org, e cila siguron të dhëna kritike të ndërgjegjësimit të situatës hapësinore për bashkësinë globale të hapësirës, arriti në përfundimin, përmes llogarive matematikore, se mundësia e raketës në afërsi të një zone të populluar është “vërtetë e vogël”. “Ne kemi llogaritur që ekziston një probabilitet prej 1 në 196.9 milionë (ose 0.000000005%) që ajo të bjerë brenda një kilometri kudo në Tokë. Ju lutemi qëndroni të qetë dhe vazhdoni përpara”, postoi organizata në llogarinë e saj në Twitter.

“Ka më shumë të ngjarë të kafshoheni nga një peshkaqen sesa të goditeni nga kjo raketë”, vazhdoi tutje shkrimi në Twitter.

Nga ana e tij, Shërbimi i Mbikëqyrjes dhe Ndjekjes së Hapësirës së Bashkimit Evropian (EUSST), i cili monitoron raketën kineze jashtë kontrollit, e sheh të pamundur që mbetjet e tij të bien në zonat e populluara të Tokës.

Për disa ditë, ky konsorcium ndërkombëtar, i cili përfshin disa agjenci hapësinore dhe organe publike nga shumë vende evropiane, ka monitoruar kthimin në atmosferën e Tokës të objektit gjigant hapësinor kinez, i cili ka një masë të vlerësuar midis 17 dhe 21 tonë dhe një madhësi prej rreth 20 metra, dhe ai ka vërejtur se këto dimensione e bëjnë atë një nga copat më të mëdha që është kthyer ndonjëherë në Tokë dhe për këtë arsye “meriton me mjaft kujdes”. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit