-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ku dhemb dhëmbi vete gjuha – Një “gabim” nga G.W.Bush

Më të lexuarat

Bushi e cilësoi sulmin e Irakut të egër dhe barbar përpara se ta korigjonte këtë shkarje goje dhe t’u thoshte të pranishmëve se kishte për qëllim Ukrainën.

Në një tubim në qytetin e Dallasit ai u shpreh: “… si rezultat, në Rusi kemi mungesë rregulli dhe balance dhe vendim të një personi të vetëm për të kryer një sulm barbar dhe të pajustifikueshëm kundër Irakut” por me ta kuptuar gabimin e rëndë e korigjoi dhe u mundua me sportivitet të rremë t’ia hidhte fajin moshës 75 vjeçare, paçka se shqetësimi dhe tensionimi i shfaqeshin qartë në fytyrë dhe të qeshurat me ilaritet e çorientuan edhe më shumë.

Me sa duket hija e Irakut e ndjek Bushin këmba këmbës. Krimet në masë që ka bërë ndaj popullatës së pafajshme, të miturve, të moshuarve dhe grave të pambrojtura e kanë bërë të flasë përçart. Gati një milion të vrarë, akoma më shumë të plagosur, të dëbuar e përdhosur, miliona emigrantë në mbarë botën, gra të përdhunuara, masakra dhe burgje nga më famëkeqet, ia kanë trullosur shpirtin dhe nuk po e lënë rehat që në këtë dynja, akoma pa vajtur në atë botë. Krimet e Putinit në Ukrainë janë akoma shumë larg nga ato të Irakut.

Përdori në Irak të gjithë arsenalin e armëve të shkatërrimit në masë, për ta mbrojtur botën, siç pretendonte, nga armët e shkatrrimit në masë të Sadamit, të cilat nuk i gjeti kurrë.

Kështu janë të gjithë tiranët zullumqarë, përpara vdekjes u trulloset shpirti dhe flasin përçart. Kot nuk thotë populli: Ku dhemb dhëmbi vete gjuha.

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit