Kjo është dita kur të humbë emri, krenaria, egoja, mendjemadhësia, pozita, pasuria…
Ky është momenti kur mbetesh vetëm ti dhe veprat e tua!!
Ky është momenti kur ballafaqohesh me realitetin dhe e kupton se jeta s’paska qenë asgjë përveçse lojë dhe argëtim!
Allahu i Lartësuar thotë:
“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë, ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!”
Ankebut 64.
“Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe Tokën e ç’gjendet në mes tyre, për të luajtur (pa qëllim). Sikur të donim argëtim, Ne do ta bënim me gjërat pranë Nesh (si engjëjt, hyrijet etj.), nëse do të bënim diçka të tillë.”
Enbija’ 16,17.
Lusim Allahun e Madhërishëm që mos ta bëjë dynjanë preokupimin tonë më të madhë, dhe që të na forcojë dhe bëjë të qëndrueshëm në fenë tonë.Amin!