3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kthejuni jetës, fëmijëve dhe familjeve tuaja!

Më të lexuarat

Jeta jonë është bërë jetë e pakuptimtë, izolim social, preokupime pa asnjë dobi, fëmijë arrogantë, mos ruajtje e të drejtave të të afërmve, mungesë talentesh, mungesë lexuesish, imitim i verbër, jetesë ekstravagante, keqpërdorim të mirësive, ibadete të pakta, familje që nuk flasin me fëmijët e tyre, fëmijë të cilët nuk durojnë të flasin me familjet e tyre, shthurje, lakuriqësi dhe paturpësi, mungesë e kontrollit moral, dëshira imagjinuese, udhëtime për mburrje, celularë të rinj, çantë marke, trup tërheqës, shthurje dhe imoralitet në sy të të gjithëve.

Të gjitha këto na kanë ardhur nga ato të ashtuquajturat pajisje të zgjuara “smartphone”. Këto pajisje i bënë njerëzit budallenj.

Kur babai sjell një smartphone për të shtrenjtin e zemrës së tij, i cili akoma nuk i ka plotësuar katër pranvera, kjo vërtet është krim dhe fatkeqësi.

Kur një vajzë në klasë të gjashtë mban telefon me të gjitha programet e rrjeteve sociale, e cila mund të shikojë ç’të shkon e çka s’të shkon mendja, ajo vërtet ka humbur dhe je ti krimineli i këtij krimi.

Nëse fëmija jot nuk mban smartphone nuk do të thotë se është i privuar nga të mirat, përkundrazi ti i ke dhuruar atij të jetojë jetën siç duhet.

O Nënë! Preokupimi yt me rrjetet sociale ndaj fëmijëve të tu është mashtrimi më i madh.

Do të vijë një ditë ku do të ndihesh keq për fëmijërinë e tyre të cilën ti nuk dite ta shijosh atë, e nuk dite të shijosh lojën me ta. I ke privuar nga ngrohtësia e nënës apo nga diçka e dobishme që mund t’u kishe mësuar për të qenë individë të veçantë për shoqërinë…

Fëmija jote a lexon libra?

A ka ndonjë talent tjetër veç videogame?

Ti, a flet me të më shumë apo me botën?

Këto cilësi, fatkeqësisht, thuajse janë zhdukur tek nënat e këtij brezi.

Fëmijët tanë nuk do kujtojnë prej nesh veç atë se ne me orë të tëra i linim të rrinin në këto pajisje; nuk do të kujtojnë vetëm se të bërtiturat tona; jetën anarkiste dhe këputjen e lidhjeve farefisnore…

Jeta jonë është tragjike pavarësisht të gjithë këtyre mirësive që kemi.
Nuk po dimë t’i shfrytëzojmë këto pajisje ashtu siç duhet, por përkundrazi i bëmë ato të na e bëjnë jetën skëterrë e xhehenem.

Rinia jonë ka arritur deri aty sa pikësynimi i tyre më i lartë është të posedojnë një smartphone luksoz dhe një numër të madh shokësh virtualë. 70% të kësaj shoqërie ne nuk e njohim e as që i kemi parë ndonjëherë.

I kemi lënë pas dore ata që meritojnë kujdes prej nesh, sikur prindërit, vëllezërit, motrat, fqinjët, shokët e shkollave, ata që na kanë mësuar dhe të afërmit tanë.

A nuk ka ardhur koha të zgjohemi nga ky gjumë dimëror, i cili zgjati kaq vite, aq sa rezultatet e kësaj kanë filluar të cenojnë gjërat më të shtrenjta që posedojmë, fëmijët dhe familjet tona?!

Nuk them që t’i anulojmë plotësisht këto pajisje (edhe pse do të dëshiroja që këto të ishin një makth dhe me kaq të përfundonte), por ajo që unë them është: kthejuni jetës, fëmijëve dhe familjeve tuaja dhe mos e privoni veten tuaj nga kjo mirësi kaq e madhe.

Të vendosim një kohë të caktuar për këto dhe shfrytëzojeni jetën tuaj në ato gjëra që ju bëjnë dobi.

Mësoni fëmijët tuaj, vizitoni të dashurit tuaj, luani me vogëlushët tuaj dhe edukoni ata me një edukatë të lartë, në mënyrë që të mos pendoheni dhe të mos u shkojë jeta kot.

Burimi:
Përktheu: F. Gurra
Burimiijetes.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit