Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 96 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare, si dhe ka publikuar numrin e mandateve që do të kenë partitë dhe koalicionet në përbërjen e radhës të Kuvendit.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 120 ulëse në Kuvend, më shumë ka siguruar OBRM-PDUKM-ja e cila do të ketë 59 mandate.
VLEN, i cili është koalicion i partive opozitare shqiptare ka siguruar 13 mandate, ndërsa në përbërjen e radhës “E Majta” do të përfaqësohet me 6 deputetë. Gjithashtu Lëvizja “ZNAM” do të ketë 5 deputetë.
Pas publikimit të rezultateve të para, partitë filluan me festë, ndërsa Hristijan Mickoski i OBRM-PDUKM-së ka paralajmëruar se Qeverinë e re do ta formojë partia e tij, në të cilën do të merr pjesë edhe Koalicioni VLEN, si përfaqësues i shqiptarëve./Telegrafi/