0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

KS i OKB-së diskuton për situatën në Afganistan

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të diskutojë të premten për situatën e sigurisë në Afganistan, teksa talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin që kontrollojnë dhe të luftojnë kundër forcave qeveritare.

Ky takim zhvillohet me kërkesë të Qeverisë afgane, Norvegjisë dhe Estonisë, dhe kjo do të jetë hera e parë që ky Këshill do të diskutojë për këtë temë nga muaji qershor.

Shkalla e luftimeve në Afganistan është rritur dukshëm nga muaji maj, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të saj kanë nisur të tërheqin forcat e tyre, derisa i gjithë procesi pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.

Militantët talibanë tani kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit dhe janë duke u përballur me forcat afgane në provinca e qytete të mëdha, përfshirë Herat, Lashkar Gah dhe Kandahar.

Tre komandatë talibanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, se militantët janë duke ndryshuar strategjinë dhe tani synojnë të pushtojnë qytetet në vend të zonave rurale.

Zëëvëndësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Bikantov, ka thënë në një konferencë për media në Moskë se “talibanët nuk kanë burime për të pushtuar qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin, Kabulin”.

“Ofensiva e tyre është afër fundit”, ka thënë Bikantov, duke shtuar se situata e sigurisë në Afganistan është duke u përkeqësuar.

Talibanët kanë paralajmëruar më 4 gusht se do të shënjestrojnë zyrtarë të lartë të Qeverisë afgane, si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore afgane dhe amerikane, ndaj militantëve.

Më 5 gusht, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për “armëpushim urgjent dhe të përhershëm” në Afganistan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit