1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

KS i Kombeve të Bashkuara mbështetje Jemenin

Më të lexuarat


Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deklaruan mbështetjen e tyre për qeverinë e Jemenit për të zbatuar reformat që do të ofrojnë stabilitet ekonomik dhe shërbim për popullin.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë në llogarinë në “Twitter” të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jemen, përfaqësuesit e SHBA-së, Kinës, Rusisë, Anglisë dhe Francës, që janë anëtarë të përhershëm të KS të OKB-së, u takuan me Kryeministrin e Jemenit, Muin Abdulmalik në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e vendeve në fjalë shprehën mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e Kryeministrit Abdulmalik për ofrimin e shërbimeve bazë për popullin e Jemenit, si dhe për forcimin e punës së institucioneve qeveritare, sigurimin e stabilitetit ekonomik dhe zbatimin e reformave.

Nga ana tjetër, sipas llogarisë në “Twitter” të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Tim Lenderking, Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Jemenin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin jemenas, Abdulmalik.

Duke shprehur se qeveria e Jemenit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për stabilitetin ekonomik, Lenderking shprehu dëshirën për të mbështetur këto hapa me mbështetjen e vendeve donatore.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit