1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KRYQE NË UDHËKRYQE

Më të lexuarat

Medai Shaholli

Vazhdon vendosja e kryqeve  nga ana e pushtetit dhe VMRO-së në kryqëzime rrugësh dhe vende publike si gjithandej nëpër qytete dhe sheshe të Maqedonisë . Edhe këtë herë si provokim i  radhës ajo ka shkaktuar reagime  të shumta dhe mospajtime nga ana e shqiptarëve. Madje vet DUI, organizoi një protestë  pak kohë para  vendosjes së bazamentit të kryqit gjigand, gjoja për mos dakordimin e saj për vendosjen e tij në Butel. Ajo ka klithur me këtë rast patriotizëm të rrejshëm. Partnerja e koalicionit qeveritar  DUI ,luan komedinë  e saj me  kundërshtimit dhe mospranimit të vendosjes së kryqit në zonat me popullsi shqiptare. Këtë “mise en scène ” të Gruevskit, po e luajnë  shumë mirë aktorët shqiptarë të DUI-it para spektatorëve shqiptarë. Në fakt askush nuk duhet të kundërshtojë simbolet fetare kudo që ndodhen në mjedise me popullsi të fesë përkatëse. Nëse cilido simbol fetar vendoset për të  provokuar ndjenjat fetare të një besimi tjetër  atëherë kjo është shfaqe e hapur e ekstremizmit fundamentalist. Në këtë rast vendosje e kryqit në zona me popullsi të besimit jo përkatës ,paraqet ringjalljen e fundamentalizmi  sllavo-ortodoks.

Një nga kartat nacionaliste që po përdor Gruevski është edhe përdorimi i fesë për përfitime elektorale përmes  provokimit dhe nxitjes së ndjenjës së urrejtjes dhe mosdurimit fetar. Ai e di shumë  mirë, se me këtë kartë  të nacionalizmit dhe ekstremizmit fetar i fiton zgjedhjet, si mbrojtës dhe kultivues i identitetit fetar të ndryshëm nga ai që kanë shumica e  shqiptarëve.

Me këtë ai u drejtohet maqedonasve  me këtë mesazh se; unë dhe VMRO-ja në koalicion me DUI-n, jemi garant i rendit kushtetues dhe supremacisë maqedonase ndaj bashkësive tjera etnike këtij shteti. Ky mesazh është dëgjuar dhe fatkeqësisht është pranuar si përmbushje dhe plotësim i ndjenjave nacionaliste .Në fakt ky mesazh është lajmi më i keq për të ardhmen e tyre dhe  FYROM “dërzhavës”.Shqiptarët edhe nga  këto  zgjedhje të   parashikuara më 5 qershor ,nuk duhet nuk duhet të presin shumë as të krijojnë iluzion se këtë radhë do jetë ndryshe. Me këto alternativa që po paraqiten janë larg  zgjidhjes së drejtë çështjen shqiptare. Ata duket se edhe këtë radhë po i varin ujkut mëlçitë në qafë!

Ndëshkimi që duhet t’i japin shqiptarët DUI-t duhet të jetë një leksion i  mirë për subjektet të  shqiptare që pretendojnë të hynë në koalicione pa kushte me subjektet maqedonase në qeveritë e ardhëshme. Përmbajtja dhe qëndrimi  parimeve kombëtare nuk është kushtëzim për bisedime por një e drejtë legjitime për t’i mbrojtur ato në qeveritë e koalicioneve. Shmangia nga këto parime ka bërë që Gruevski të ketë kartë të gjelbër në shkeljen edhe të atyre të drejtave  minimale  të fituara në sajë të “kontributit” të DUI-it me  konfliktin e 2001,që ua njeh kushtetuta e vendit.

Ndaj, mjaftë më servilizmit dhe politikës së nënshtrimit dhe vasalitetit nga ana e subjekteve politike  shqiptare në qeveritë e koalicioneve .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit