-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës falënderon ambasadorin turk për ndihmat kundër COVID-19

Më të lexuarat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një kumtese nga Kuvendi i Kosovës, bëjnë të ditur se me këtë rast kryetarja Osmani-Sadriu e falënderoi përzemërsisht ambasadorin Sakar për ndihmën e ofruar Kosovës nga shteti i Turqisë në muajin prill.

“Në kohën kur pasiguritë ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe populli kosovar po ballafaqohej me një armik të panjohur më parë, shteti i Turqisë na ofroi ndihmë duke konfirmuar kështu miqësinë e mirë në mes të dy shteteve tona”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

“Shpresoj që Turqia do të mund të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe tutje në luftimin e pandemisë dhe që bashkëpunimi të shkojë përtej kontigjenteve me ndihma e të shohim mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në mes të mjekëve tanë dhe tuaj, duke ndikuar kështu në fuqizimin e qëndrueshëm të sektorit të shëndetësisë”, theksoi Osmani-Sadriu.

Ambasadori Sakar konfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar me ndarjen e donacioneve për Kosovën si dhe e njoftoi kryetaren për përgatitjen e trajnimeve online për mjekët në Kosovë nga ana e mjekëve turq, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandeminë dhe trajtimit sa më adekuat të pacientëve me COVID-19.

Në takim, palët vlerësuan lart marrëdhëniet e mira dypalëshe në mes të dy shteteve. Ata theksuan se ka nevojë të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e diplomacisë parlamentare në mes të dy shteteve dhe të gjenden platforma të përshtatshme për avancimin dhe zhvillimin tutje në mënyrë sa më përmbajtësore të marrëdhënieve dypalëshe në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Kujtojmë se Turqia dërgoi dy kontingjente me ndihma mjekësore, më 8 dhe më 25 prill, si donacion për popullin kosovar për menaxhimin e situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri (COVID-19).

Gjithashtu, kompani turke kanë ofruar mjete për parandalimin e përhapjes së COVID-19, siç ishte rasti sot me donacionin nga kompania turke Sezin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit