3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryetari musliman që kursen shtetin, harxhon vetëm 12 euro e 80 cent

Më të lexuarat

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si çdo javë tjetër po vazhdon me publikimin e shpenzimeve të zyrës së tij.

Ai këtë javë ka shpenzuar një shumë minimale të cilën një person mund ta shpenzojë gjatë ditës.

Tahiri ka harxhuar vetëm 12 euro e 30 cent.

“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 25 deri më 29 qershor, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime: shpenzimet e Kryetarit 12.80 euro”, thuhët në një njoftim, transmeton Indeksonline.

Tahiri që nga ardhja në krye të komunës për çdo javë publikon shpenzimet e tij.

Ai bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.

Përndryshe kryetari është edhe medresantë dhe është një musliman që praktikon besimin e tij. Allahu i dhashtë sukses këtij njeriu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit