Në zgjedhjet e 19 Nëntor në balotazh për Komunën e Vushtrrisë fitues doli kandidati i LDK, Xhafer Tahiri me 54,31% kundrejt kandidatit të PDK, Ferid Idrizi i cili morri 45,69% të votave.
Por sipas disa infove Tahiri ka qenë nxënës në Medresën “Alaudin” në Prishtinë. Ata që e njohin thonë se ai dikur ishte edhe nxënës i dalluar në xhaminë e Stanocit të Poshtëm në Vushtrri.
Vushtrria është e njohur për historinë e saj lidhur me fenë Islame. Ata si duket e kanë vlerësuar se kandidati besimtarë është më i mirë, pasi ai është me popull çdo herë. Kështu së paku e përshkruajnë ata që thonë se falin së bashku me të namazin e xhumasë.
Ne shpresojmë që këtë praktik të mirë të besimit dhe devotshmërisë ta mbaj edhe gjatë kohës si kryetar, fiton kënaqësinë e Zotit por edhe njerëzit ia shohin hajrin./KohaIslame.com/