Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e tij, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e heroit Adem Jashari.
Një pamje e tillë vërehet në fotografitë e publikuara nga partia e Mimoza Kusari-Lilës, gjatë një takimi që përfaqësuesit e kësaj partie zhvilluan paraditen e sotme me Haskukën për ta uruar dhe për t’i ofruar mbështetje në postin e ri, shkruan Gazeta Metro
Haskuka bëhet kryetari i dytë i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale që në zyrën e tij zëvendëson fotografinë e Thaçit.
Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë që është pjesë e LDK-së, ditë më parë ka zgjedhur që në vend të presidentit Thaçi të mbajë në muret e punës fotografinë e veprimtarit Hasan Prishtina.