8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kryetari i Mitrovicës veriore: Presim që gjithçka të shkojë pa probleme

Më të lexuarat

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq, ka deklaruar se kanë filluar të lëshojnë një korsi të rrugës në Jarinjë dhe Bërnjak në mënyrë që ushtarët e KFOR-it të mund të marrin pozicion.

Radojeviq tha para mediave se presin që gjithçka të shkojë në rregull, transmeton Telegrafi.

“Ata filluan të lëshojnë një korsi në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin. Ju mund të shihni vetë një numër të madh të anëtarëve të KFOR -it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen,” thotë Radojeviq para mediave.

Ndryshe, sot pritet që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët që qojnë në Bërnjak dhe Jarinjë. Nga vendkalimet kufitare pritet të largohen Njësia Speciale dhe aty pritet pozicionimin i KFOR-it. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit