1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku shtroi iftar për udhëheqësit e BIK

Më të lexuarat

Prishtinë, më 16 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.Kryetari Abdixhiku tha se ditëve të fundit të muajit Ramazan, besimtarët myslimanë luten që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të dalin të pastruar shpirtërisht nga ky muaj.“Këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht. Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë” – tha Abdixhiku.Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Abdixhiku për shtrimin e këtij iftari, duke potencuar kështu gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që në vend të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit