3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, shtroi iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij

Më të lexuarat

Prishtinë, më 4 prill 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sonte mori pjesë në iftarin që shtroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës përgjatë viteve, e sidomos gjatë vitit 2023. Ai përmendi kontributin e BIK-ut, duke potencuar se: “Viti 2023 për BIK-un rezultoi një vit i suksesshëm në këtë mision të tyrin humanitar, me kontribute si shpërndarja e 28,015 pakove ushqimore dhe higjenike, 136 bursave për nxënës dhe studentë, 12,272 dhuratave dhe 15,597 veshmbathjeve, ndihmë për 120 familje të prekura nga vërshimet, 11 shtëpi të ndërtuara dhe 4 banesa për ata në nevojë, ndihma në ilaçe për 136 familje dhe shumë e shumë kontribute të tjera që tregojnë shembullin e mirë të përkushtimit dhe solidaritetit.”

Ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga e cila kanë përfituar shumë sidomos qytetarët tanë në nevojë.

Ai kujtoi edhe vitet para luftës, ku në institucionet fetare janë mbajtur rreth 1230 tubime të karakterit politik. “Po ashtu, është rasti të kujtojmë se përpara luftës në vendin tonë, në institucionet fetare islame janë mbajtur rreth 1230 tubime të karakterit politik, që kanë shërbyer për mbajtjen lart të angazhimit, ngritjen e moralit dhe mobilizimin politik të popullit tonë. Vlera e këtyre ndodhive është e pazëvendësueshme dhe pjesë e rrugës së popullit tonë në luftën për liri” – thuhet ndër të tjera në postimin e kryetarit Konjufca.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për shtrimin e këtij iftari, duke potencuar kështu përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për punë të mëtutjeshme, gjithnjë në shërbim të besimtarëve e qytetarëve tanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit