Kryetari i KBIGJ Dr.Valon Myrta, priti në takim Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë, në Konsullatën e Prizrenit, Celal Dogan
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë, priti në takim Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, në Konsullatën e Prizrenit, z. Celal Do?an të shoqëruar nga Koordinatori i shoqates Stamboll, z. Shuajb Bashan.
Kryetari Myrta e njoftoi Konsullin me historikun, aktivitetet dhe të arriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Nga ana e tij, Konsulli e vlerësoi lartë rolin dhe angazhimin e këtij institucioni fetar në ruajtjen e vlerave kulturore në Gjakovë.