14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Kryetari i KBIGJ, Dr. Valon Myrta priti në takim Drejtorin e Qendrës Rajonale të Misionit të OSBE-së në Pejë, Riccardo Celeghini

Më të lexuarat

Kryetari i KBIGJ, Dr. Valon Myrta priti në takim Drejtorin e Qendrës Rajonale të Misionit të OSBE-së në Pejë, Riccardo Celeghini


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon Myrta, ka zhvilluar sot një takim me Riccardo Celeghini, Drejtor i Qendrës Rajonale të Misionit të OSBE-së, në Pejë

Kryetari Myrta falënderoi përzemërsisht z. Celleghini dhe vlerësoi lartë vizitën e tij. Ai tha së KBI në Gjakovë është e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë mision duke vazhduar traditën e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, bazuar në praktikat dhe standardet më të mira.

Me këtë rast, z. Celleghini e falënderoi Kryetarin Myrta për mikpritjen, dhe shprehu gatishmërinë e misionit që udhëheq për të ofruar edhe më tutje mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për rritjen e dialogut nderfetar, në mënyrë që të ketë angazhim të përbashkët për avancimin e bashkëjetesës.

Më pas z. Celleghini i shoqëruar nga Kryetari Myrta vizitoi Xhaminë e Hadumit, ku nga kryeimami Visar ef. Koshi u njoftua me historikun e vjetër të kësaj xhamie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit