Kryetari i KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, priti në takim Myftiun e Pukës, z. Gëzim Kopani
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta me bashkëpunëtorë, mirëpriti Myftiun e Pukës, z. Gëzim Kopani.
Myftiu Kopani falënderoi Kryetarin Myrta për mikpritjen dhe e uroi atë për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, duke lutur Zotin për suksese të vazhduara.
Nga ana e tij, Kryetari Myrta i shprehu falënderimet e përzemërta mysafirit të nderuar për këtë vizitë vëllazërore mirënjohëse, e më pas e njohu atë me punët dhe aktivitetet që i zhvillon Këshilli, si dhe jetën fetare në komunën e Gjakovës.
Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e mirë që ka mbretëruar deri më tani, si dhe për mundësinë e intensifikimit edhe më të madh ndërmjet institucioneve që ata i drejtojnë.