Kryetari i KBI të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, ka pritur në takim Kolonel Francesco Ferrara
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, ka pritur në takim Komandantin e Komandës rajonale perëndimore të KFOR-it, Kolonel Francesco Ferrara dhe Kapitenin Sercan Asksoy.
Kryetari Myrta fillimisht u uroi mirëseardhje, e më pas i njohi mysafirët me historikun, veprimtarinë dhe punët e KBI të Gjakovës. Ai edhe me këtë rast, shprehu falënderimet e tij për kontributin e KFORIT në vendin tonë, duke theksuar se prezenca e tyre vazhdon të jetë e rëndësishme.
Nga ana e tij, Kolonel Francesco Ferrara falënderoi Kreytarin Myrta për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij dhe të Institucionit që udhëheq për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe për bashkëjetesën qytetare.
Më pas kreyari Myrta i shoqëroi mysafirët për vizitë në Xhaminë e Hadumit.