Kryetari i KBI të Gjakovës dr. Valon ef. Myrta priti në takim Kolonelin Rocco Mundo
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, me bashkëpunëtorë, priti sot në takim udhëheqësin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it Kolonelin Rocco Mundo.
Kryetari Myrta fillimisht i shprehu mirëseardhje mysafirit e më pas e njohu me zhvillimin e jetës fetare, me bashkëjetesën dhe harmoninë në komunën tonë, si dhe rolin që luan Këshilli Bashkësisë Islame të Gjakovës në këtë bashkëjetesë. Ai, gjithashtu theksoi respektin dhe mirënjohjen që e gëzojnë forcat e KFOR-it tek bashkëqytetarët tanë dhe në Kosovë në përgjithësi.
Ndërkaq, Koloneli Mundo falënderoi Kryetarin Myrta për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit që ai udhëheq për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet tyre.
Ai në fund tha se KFOR-i, si gjithmonë, është i përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt, të qëndrueshëm dhe paqësorë për të gjithë qytetarët pa dallim.