Prishtinë, më 18 gusht 2022
Kryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë.
Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe e falënderoi atë për vizitën, e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy institucioneve.
Kryetari i Dijanetit, dr. Ali ef. Erbash, gjatë ditës pritet që të vizitojë edhe Kryesinë e BIK-ut dhe Medresenë “Alaudin”, ku edhe do t’i takojë mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut.
The post Kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, po qëndron për vizitë në Kosovë appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.