Mbrëmë në Paris u përfshi nga zjarri katedralja Notre Dame, për çka reaguan liderë botërorë dhe ata vendor.
Reagimet e të tjerëve i janë dukur dyfytyrësi kryetarit të BIK-ut në Prizren, Besim Berisha.
Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se për katedralen po shtiren të gjithë kinse janë mërzitur, kurse askush nuk reagoi kur u dogjën xhamiat.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Jeni dyfytyrësh nëse për katedralen ne Paris mërziteni(shtireni per me i hi ne qef dikujt,se nuk e keni gajle per histori), kurse për xhaminë Emevite( dhe shume monumente tjera historike) ne Siri as zani nuk iu ni!
Sa per informatë, kjo xhami është 400 vite më e vjetër se katedralja qe u dogj.
Na e dim qe nuk merrni vesh ne histori, po sun po iu durojmë kur po luani me standarde te dyfishta, cdo gje Islame po iu pengon.
https://www.facebook.com/besim.a.berisha/posts/10157239773713293