Pas reagimeve të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, vjen dhe reagimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla në lidhje me shkrimet e publikuara ditët e fundit në Corriere TV në Itali dhe britanikes në versionin online “Daily Mirror”.
“Kanabisi në Lazarat nuk ka lidhje me terrorizmin. Kemi marrë masa për të parandaluar kultivimin e kanabisit”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.