Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Xhemil Çiçek, sot zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Sot kryeparlamentari turk dhe delegacioni i parlamentarëve që e shoqëron do të zhvillojnë një takim me Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në selinë e Kuvendit.
Gjatë vizitës në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Xhemil Çiçek do të takohet edhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi./trt/kohaislame