Kryengritësit sirianë të mërkurën shkatërruan dhjetë helikopterë të ushtrisë gjatë një sulmi të ndërmarrë mbi aeroportin ushtarak në provincën e Idlib, njofton kanali televiziv i Katarit “Al Jazeera”.
Sipas këtyre të dhënave, helikopterët nuk arritën të ngrihen në ajër dhe u shkatërruan në hangarët e tyre. Në kuadrot e transmetuara nga kanal televiziv duket, se si kryengritësit bombardojnë aeroportin e vendosur në luginë me mitraloza të kalibrit të madh.
Nëse konfirmohet ky informacion, atëherë humbja totale e Forcave Ajrore siriane në konfliktin aktual do të përbëjë dy avionë reaktivë dhe 11 helikopterë./al jazeera/kohaislame