Kryengritesit në Siri kanë thënë se kanë marrë kontrollin e një baze ushtarake në periferi të Damaskut.
Në video-publikim ka treguar njësitet e Ushtrise se Lire Siriane duke ecur nëpër bazën e Batalionit të Mbrojtjes Ajrore.
Në të tjera zhvillime, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë se koalicioni i ri i opozitës siriane është “përfaqësues legjitim i popullit”, por kanë refuzuar t’i japin njohje të plotë.
I vetmi vend i Perëndimit që ka njohur Koalicionin Kombëtar të Sirisë është Franca.
Megjithatë, disa fraksione opozitare brenda Sirisë e kanë kundërshtuar atë duke thënë se është “projekt i huaj”.
Siria po përballet me protesta antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Presidenti Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e tij. Mbi 38,000 njerëz thuhet se kanë humbur jetën në trazira.