0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kryeministrja britanike pro hixhabit: “Çfarë mban veshur një femër është zgjedhje e saj”

Më të lexuarat

Theresa May është e aftë të çudisë atëherë kur duhet. Javën e shkuar, pasi do të vizitonte Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë, ajo do të fluturonte drejt Ankarasë, në një vizitë kuptimplote, por jo aq të pëlqyeshme në qarqet antiturke.

Sot ajo i del në krah të drejtës së femrave muslimane për të mbajtur hixhab.

May e ka mbështetur të drejtën e femrave muslimane për ta mbajtur “pa frikë” shaminë e kokës, apo hixhabin.

Ajo ka deklaruar se beson që çfarë mban veshur një femër është zgjedhje e saj.

Pohimi i kryeministres mbi këtë çështje delikate, aq të debatueshme sot në Europë, ka ardhur pasi deputetja e parlamentit britanik, Tasmina Ahmed-Sheikh, e pyeti atë në Dhomën e Komuneve.

“Sot është dita botërore e hixhabit, dhe dua të di nëse kryeministrja do të më bashkohet në njohjen e të drejtës së femrave muslimane për të vënë hixhab, nëse dëshirojnë, pa pasur frikë për këtë, në fakt, të së drejtës së të tërë femrave ngado për të veshur atë që duan dhe kur duan?” do të thoshte deputetja në fjalë.

Përgjigja e kryeministres britanike qe pozitive, duke thënë se pajtohej me deputeten mbi çështjen.

“Në lidhje me çështjen që ajo ngriti mbi vënien e hixhabit, jam absolutisht në të njëjtën linjë me të: unë besoj se çfarë mban veshur një femër është zgjedhje e saj!”

Ndryshe nga ajo, paraardhësi i saj në detyrë, David Cameron, do të shprehej katër vite më parë se do t’i mbështeste shkollat dhe gjykatat që do të kërkonin heqjen e mbulesës për gratë. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit