“Marrëdhëniet tradicionale miqësore midis dy vendeve tona për shumë vite janë një shembull i mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe një ndihmë në drejtim të zhvillimit të shoqërive tona”, ka shkruar Zaev
SHKUP (AA) – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ka dërguar një mesazh urimi deri te presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e fitores së zgjedhjeve presidenciale në Turqi, trasnmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur kabineti i kryeministri maqedonas, Zaev në mesazhin e urimit rikonfirmon marrëdhëniet e mira tradicionale të vendit të tij me Turqinë, si dhe shpreh shpresë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“Marrëdhëniet tradicionale miqësore midis dy vendeve tona për shumë vite janë një shembull i mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe një ndihmë në drejtim të zhvillimit të shoqërive tona, si dhe ndërtimit të një të ardhme të mirë të vendeve tona dhe popujve tanë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Zaev drejtuar presidentit Erdoğan.
Në njoftimin e kabinetit të kryeministrit maqedonas theksohet se në frymën e miqësisë, mbështetjes së ndërsjelltë dhe bashkëpunimit me Turqinë, kryeministri Zaev ka shkruar se pret mbështetjen e Turqisë për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.