1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri Yildirim shpjegon sistemin e ri

Më të lexuarat

“Në saj të një qeverie të fortë, periudha e drejtimit nga konjukturat, apo periudhat e grusht shteteve do t’i zhyten në histori”, deklaroi Kryeministri Binali Yidirim.

Kryetari i Partisë AK dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım lidhur me ndryshimet kushtetuese deklaroi se: “Ky ndryshim është një mundësi historike për vendin tonë. Në saj të një qeverie të fortë, periudha e drejtimit nga konjukturat, apo periudhat e grusht shteteve do t’i zhyten në histori. Shpresojmë që të ngjarje të tilla të mos vijnë më në rendin e ditës të këtij vendi”.

Kryetari Partisë AK dhe Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në pallatin e sporteve Arena në Ankara i është drejtuar me një fjalim anëtarëve partiakë në një takim prezantues të fushatës për referndumin popullor për sistemin e qeverisjes presidencial.

Në fjalën e tij Yıldırım ka vënë në dukje se sistemi i ri do të sjellë fundin dhe do të eliminojë terrorizmin. “PKK, DEASH, FETO kryejnë fushatë për ‘jo‘. Ata po bëjnë të pamundurën që ky rezultat të jetë ‘jo‘. Kjo e ka një anë të kuptueshme sepse ky ndryshim i eliminon ata, i pret damarët e tyre jetësorë. Çfarë do që të bëjnë ata do të zhduken”.

“Ashkush nuk do të ketë mundësinë të ndryshojë vendimin dhe ata që janë zgjedhur nga populli. Pra, me sistemin ekonomia do të jetë më e fortë dhe do të përparojë në një bazë më të fortë dhe më të shëndetshme. Në saj të stabilitetit do të rriten investimet, prodhimet dhe do të sigurohen vende të reja të punës”, ka deklaruar ndër të tjera Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit