1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri turk prezanton ndryshimet në kabinetin qeveritar

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka njoftuar se me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Efkan Ala, në vendin e tij është emëruar ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Süleyman Soylu, ndërsa në ministrinë e Punës dhe Sigurisë Sociale është emëruar zëvendëskryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe deputeti i qytetit Bursa Mehmet Müezzinoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Yıldırım pas një takimi në rezidencën presidenciale me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë në lidhje me ndryshimin në kabinet. Ai ka deklaruar se “Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Efkan Ala në detyrën vakante në këtë ministri është emëruar ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, deputeti në qytetin Trabzon Süleyman Soylu, ndërsa në ministrinë e Punës dhe Sigurisë Sociale është emëruar zëvendëskryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe deputeti i qytetit Bursa Mehmet Müezzinoğlu. Përcjellë këto informacione për opinionin publik.”

Duke falënderuar për shërbimet e kryera Efkan Ala-n i cili, Kryeministri Yıldırım gjithashtu iu ka uruar suksese në detyrën e tyre ministrave të sapoemëruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit