4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri Thaçi fton investitorët në Kosovë

Më të lexuarat

Kosova përfundimisht me marrëveshjen e arritur po hyn në epokën e normalitetit, sepse me shtrirjen e rendit dhe ligjit në çdo cep të shtetit tonë, do të kemi mundësi më të mëdha për investime, zhvillim dhe punësim, por edhe për krijimin e ambientit demokratik dhe shumetnik, u tha të pranishmeve në ditën e dytë të Konferencës së BERZH-it, kryeministri Hashim Thaçi.

Thaçi më tej tha se Kosova duhet t”i kanalizoj të gjitha përpjekjet dhe energjinë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në përmbushjen e reformave demokratike, dhe se rruga drejt BE-se do të jetë e gjatë, dhe do të kërkoj transformime rrënjësore.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të ftojë investitorët që të investojnë në Kosovë: sepse kemi fuqi të re punëtore, entuziaste dhe të gatshme për të përvetësuar njohuri dhe shkathtësi të reja – kjo dëshmohet sidomos me rritjen e numrit të atyre që vazhdojnë me arsim të lartë brenda dhe jashtë vendit. Sepse Kosova ka politika e favorshme fiskale, ka masat preferenciale me BE, SHBA, Japoni. Kemi marrëveshjet për Tregti të Lirë, siç është CEFTA. Sepse Kosova ka potencial për investime sidomos në fushën e energjetikës dhe të minierave, në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike e së shpejti edhe i disa pjesëve të ndërmarrjeve shoqërore Sepse Kosova ka qasje të shpejtë në tregjet rajonale dhe evropiane e mundësuar nga pozita gjeografike e Republikës së Kosovës

E për t’i bindur investitorët e huaj për investime në Kosovë, Kryeministri Thaçi foli edhe për të arriturat e vendit si në aspektin e brendshëm poashtu edhe në aspektin ndërkombëtar.

“Kosova gjatë këtyre 5 viteve ka arritur të njihet nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së; ka përmbyllur suksesshëm mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarsisë; ka arritur të ndërtojë marrëdhënie partneriteti me vendet më të fuqishme të botës demokratike; ka arritur që ekonomia të shënojë rritje mesatare ekonomike prej rreth 5 %; ka arritur të anëtarësohet në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim paraqet një hap tjetër madhor. Anëtarësimi në këtë instrument financiar ndihmon në vazhdimin e zbatimit të projekteve madhore të Republikës së Kosovës në të ardhmen. Prandaj ju falenderoj për miratimin e Strategjisë për Kosovën, si dhe për investimet që parashihen në kuadër të strategjisë, posaçërisht në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe fuqizimit të sektorit privat”, tha mes tjerash kryeministri Hashim Thaçi.

Zv. Kryeministrja Mimoza Kusari – Lila pjesëmarrjen në këtë konferencë e sheh si mundësi të mirë për prezentimin e Kosovës në të gjitha fushat, karshi investitorëve të huaj.

“Dhe së fundi do të mund të ceki edhe rëndësinë e prezantimit të një stabiliteti institucional politik dhe ekonomik në Kosovë për arsye se egzistojnë shumë paragjykime për Kosovën, për njerëzit që asnjë herë nuk kanë qenë në Kosovë dhe zakonisht lajmet e mira nuk janë lajme që udhëtojnë po në këtë rast kanë mundur të dëgjojnë edhe për planet e Qeverisë, për përvojat aktuale, por gjithashtu edhe idetë e reja që vinin edhe nga përfaqësuesit e shteteve të tjera, që janë çështje për të cilat ne mund ta zhvillojmë dialogun dhe t’i zhvillojm idetë e reja”, tha Kusari-Lila.

Ngjarjet vjetore të BERZH-it janë ngjare që terheqin vëmendjen e përfaqësuesve institucional, por edhe të biznesit privat. E përveç kryeministrit dhe ministrave, në ditën e dytë të Konferencës së BERZH-it gjegjësisht në Forumin biznesor të pranishëm ishin edhe përfaqësuesve të sektorit privat nga Kosova, që treguan përvojën e tyre, në aspektin e të bërit biznes në Kosovë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit