1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri suedez: Provokimet kundër Kuranit u kthyen në një problem serioz të sigurisë

Më të lexuarat

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha se provokimet kundër Kuranit janë kthyer në një problem serioz të sigurisë në vend dhe se qeveria e tij po punon për zgjidhjen e këtij problemi

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha se provokimet kundër Kuranit janë kthyer në një problem serioz të sigurisë në vend dhe se qeveria e tij po punon për zgjidhjen e këtij problemi, transmeton Anadolu.

Kristersson mbajti konferencë për media me ministrin e Drejtësisë, Gunnar Strömmer për cenueshmërinë që është shfaqur me provokimet e Kuranit në Suedi javët e fundit dhe hapat që duhen marrë për të mbrojtur shoqërinë.

Duke deklaruar se imazhi i Suedisë ka ndryshuar në botën e jashtme pas provokimeve, Kristersson tha: “Kjo situatë dhe gjërat e bëra kundër nesh për të parandaluar anëtarësimin tonë në NATO si dhe lufta Rusi-Ukrainë ndikojnë seriozisht në sigurinë tonë. Qeveria po punon për të parandaluar këto probleme serioze të sigurisë dhe ne mund të vëmë në veprim kontrollet e kufirit të brendshëm në këtë drejtim”.

Ministri i Drejtësisë, Strömmer tërhoqi vëmendjen për situatën e përkeqësuar të sigurisë në Suedi. Ai tha se kontrollet e kufirit të brendshëm mund të fillojnë të enjten. “Kontrollet e kufirit të brendshëm forcojnë punën e policisë dhe mund të jenë të dobishme në zbulimin e pasagjerëve që kërcënojnë sigurinë. Qëllimi është për të parandaluar kërcënimet ndaj sigurisë së brendshme”, tha ai.

– Qeveria suedeze do të punojë për të ndryshuar Ligjin për Rendin Publik

Strömmer potencon se nuk planifikojnë të ndryshojnë fushëveprimin e krimeve të urrejtjes për të përfshirë një ndalim të librave të shenjta, por përkundrazi të shqyrtojnë se si Akti i Rendit Publik mund të ndryshohet për t’i dhënë policisë dhe qeverisë më shumë kompetenca për të parandaluar djegien e librave të shenjtë.

– Kërkesat për leje për djegien e Kuranit në 3 vende në Suedi u tërhoqën

Njëkohësisht me konferencën për media të Kristersson dhe Strömmer, Salwan Momika me origjinë nga Iraku, i njohur për provokimet për djegien e Kuranit në Suedi, tërhoqi kërkesat e tij nga policia për leje për djegien e Kuranit në 3 rrethe në Stokholm gjatë ditëve të javës.

Momika kishte kërkuar leje për të djegur Kuranin përpara Xhamisë së Madhe Fittja dhe Ambasadës iraniane në rajonin Botkyrka të Stokholmit si dhe në qendër të qytetit të Stokholmit. Herën e fundit më 31 korrik, Momika dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para parlamentit suedez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit