1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kryeministri Rama vizitë në Spanjë

Më të lexuarat

Rama shkruan se kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, që sipas tij, “hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik, arsimor e kulturor”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka realizuar një vizitë në Spanjë, ndërkohë është takuar me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez dhe zyrtarë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, që sipas tij, “hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik, arsimor e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”.

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë së Shqipërisë, mes Shqipërisë dhe Spanjës u nënshkruan edhe dy marrëveshje.

Mes dy vendeve u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe marrëveshja si shtesë e konventës evropiane për ekstradimin e vitit 1957

Rama gjatë vizitës është takuar edhe me presidenten Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet, me drejtues të Ministrisë së Universitete dhe zyrtarë të tjerë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit