-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Kryeministri Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më të lexuarat

Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri

TIRANË (AA) – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka realizuar një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me kryeministrin e këtij vendi, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Kryeministria e Shqipërisë thuhet se gjatë këtij takimi, Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

“Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet”, theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit