3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kryeministri polak ngre alarmin për epokë të re lufte: “2 vitet e ardhshme do të vendosin gjithçka”

Më të lexuarat

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një gjë e së kaluarës”, tha Donald Tusk

Kryeministri polak Donald Tusk ka thënë se bota duhet të pranojë faktin se ka ardhur një epokë e re lufte, duke e përshkruar atë si momentin më kritik që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa, sipas tij, dy vitet e ardhshme që do të vendosin gjithçka, transmeton Anadolu.

“Ne po jetojmë në kohën më kritike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dy vitet e ardhshme do të vendosin gjithçka”, tha Tusk në një intervistë me pesë gazeta evropiane, përfshirë gazetën polake “Gazeta Wyborcza”.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një gjë e së kaluarës. Është e vërtetë dhe në fakt ka filluar më shumë se dy vjet më parë. Ajo që është aktualisht më shqetësuese është fakti se çdo skenar është i mundur”, tha Tusk.

“E kuptoj që do të tingëllojë shkatërruese, sidomos për brezin e ri, por duhet të përgatitemi mendërisht për ardhjen e një epoke të re. Epoka e paraluftës. Nuk po ekzagjeroj”, shtoi ai.

“Detyra jonë kryesore duhet të jetë mbrojtja e Ukrainës nga pushtimi rus dhe ruajtja e Ukrainës si një shtet i pavarur dhe integral (…) sot situata e saj (Ukrainës) është shumë më e vështirë se një vit më parë, por edhe shumë më e mirë se në fillim të luftës”, theksoi Tusk.

“Ne kemi nevojë për një aleancë të fortë me SHBA-në dhe në të njëjtën kohë duhet të jemi të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm në aspektin e mbrojtjes. Detyra jonë është të kultivojmë lidhje transatlantike, pavarësisht se kush do të jetë president i SHBA-së”, u shpreh kryeministri polak.
AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit