1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri palestinez thirrje për njohje ndërkombëtare të Palestinës

Më të lexuarat

Duke folur në një konferencë për shtyp përpara mbledhjes së kabinetit, Shtayyeh tha se Lugina e Jordanit, të cilën Izraeli planifikon ta aneksojë, përbën 28 për qind të Bregut Perëndimor

Ramallah
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, sot ka bërë thirrje për njohjen ndërkombëtare të shtetit palestinez nëse Izraeli anekson Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për shtyp përpara mbledhjes së kabinetit, Shtayyeh tha se Lugina e Jordanit, të cilën Izraeli planifikon ta aneksojë, përbën 28 për qind të Bregut Perëndimor.

“Lugina e Jordanit konsiderohet një “shportë perimesh” për Palestinën dhe pikën tonë lidhëse me Jordaninë dhe botën”, tha ai.

Ai tha se një pozicion i fortë nga bota arabe, Afrika dhe Evropa “do të ishte e mjaftueshme për të frenuar Izraelin”.

Izraeli pritet të kryejë aneksimin më 1 korrik, siç u dakordua midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kreut të partisë Kaltër dhe Bardhë, Benny Gantz.

Zyrtarët palestinezë kanë kërcënuar të shfuqizojnë marrëveshjet bilaterale me Izraelin nëse ajo shkon përpara me planet e aneksimit, të cilat do të dëmtojnë zgjidhjen me dy shtete.

Plani i ashtuquajtur “marrëveshja e shekullit” i presidentit amerikan Donald Trump u njoftua më 28 janar. I referohet Kudsit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Plani përcakton krijimin e një shteti palestinez në formën e një arkipelagu të lidhur me ura dhe tunele.

Zyrtarët palestinezë thonë se sipas planit amerikan, Izraeli do të aneksojë 30-40 për qind të Bregut Perëndimor, përfshirë të gjithë Kudsin Lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit