1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kryeministri palestinez thirrje OKB-së t’i japë fund pushtimit izraelit

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Kryeministri palestinez Rami el-Hamdallah, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të ushtrojë presion ndaj Izraelit që t’i japë fund pushtimit disa dekadash të territoreve palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

“I bëjmë thirrje OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit që të marrë përgjegjësi dhe të ushtrojë presion kundër Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të tokës palestineze, përfshirë edhe Kudsin Lindor”, ka thënë Hamdallah para fillimit të seancës të qeverisë palestineze në Ramallah.

Kryeminstri palestinez Hamdallah javën e kaluar dënoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, duke e quajtur “të padrejtë” dhe “shkelje të së drejtës ndërkombëtare, rezolutave të KS të OKB-së dhe sulm ndaj popullit tonë”.

“Kurrë nuk do të lëmë Kudsin dhe të rrezikojmë identitetin tonë arab dhe vendet e saj të shenjta”, pati deklaruar Hamdallah duke i bërë thirrje Ligës Arabe dhe Organizatë së Bashkëpunimit Islam (OBI) të qëndrojnë në mbrojtje të qytetit të shenjtë.

Ai poashtu i bëri thirrje edhe vendeve tjera të botës të njohin shtetin e Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor.

Kudsi vazhdon të mbetet në qendër të përleshjeve palestinezo-izraelite, kurse palestinezët shpresojnë se Kudsi Lindor, i cili aktualisht është nën pushtimin izraelit, të jetë kryeqyteti i ardhshëm i shtetit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit