3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri palestinez: SHBA të ushtrojë presion ndaj Izraelit kundër “ndëshkimeve masive”

Më të lexuarat

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh kërkoi nga SHBA-ja që të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të ndalur politikën e ndëshkimeve masive kundër palestinezëve

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh kërkoi nga SHBA-ja që të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të ndalur politikën e ndëshkimeve masive kundër palestinezëve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra kryeministrore thuhet se Shtayyeh priti në zyrën e tij në Ramallah delegacionin amerikan të kryesuar nga Chuck Schumer, lideri i shumicës së demokratëve në Senatin e SHBA-së.

Në bisedë Shtayyeh bëri thirrjen që “Ndaj Izraelit të ushtrohet presion për të ndalur politikën e tij të ndëshkimit masiv kundër palestinezëve dhe të dorëzojë trupat e palestinezëve të vrarë”.

“Formimi i një horizonti politik të bazuar në legjitimitetin dhe ligjin ndërkombëtar për të ndalur praktikat e njëanshme të Izraelit do të jetë një pikë fillimi”, theksoi Shtayyeh i cili më tej bëri të ditur se “Zgjerimi i njësive të vendbanimeve hebreje është armiku numër një i procesit të paqes”.

“Zgjidhja me dy shtete nuk do të jetë i mundshëm në të ardhmen e afërt nëse Izraeli vazhdon të ndërtojë më shumë zona të vendbanimeve”, tha Shtayyeh duke kërkuar “Njohjen e Palestinës si shtet brenda kufijve të vitit 1967 për zgjidhjen me dy shtete”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit