4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kryeministri Kurti priti në takim ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdul-Latif bin Abdul Aziz al-Shejkh

Më të lexuarat

Prishtinë, 29 tetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shkelqësinë e tij dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz al-Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite i cili shoqërohej nga Kryetari e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al Shejkh për vizitën dhe për ndihmën e Arabisë Saudite për Kosovën. Ai e vlerësoi sidomos angazhimin dhe përkrahjen me votë në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Kosova ka synuar anëtarësimin.Duke folur për sukseset dhe progresin e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se stabiliteti institucional, menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19 dhe rritja ekonomike ka ndikuar në rritjen e besimit në institucione dhe të optimizmit për të ardhmen.

Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve dhe theksoi nevojën për investime. Si fusha ku Arabia Saudite do të mund të investonte përmendi bankat dhe financat, shëndetësinë, turizmin dhe tregtinë.

Si shtet me ndikim, kryeministri tha se do të mirëpriste lobimin e Arabisë Saudite për njohjen e Kosovës nga disa vende me shumicë myslimane.

Nga ana e tij shkëlqesia e Tij, dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz al-Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe u shpreh i gëzuar për stabilitetin politik, të arriturat dhe paqen e prosperitetin që ka vërejtur në Kosovë.

“Kosova dhe populli i saj gëzon përkrahje dhe simpati të madhe nga shteti dhe populli saudit. Mbështetja dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen”- tha ministri ministri Al Shejkh.

Duke folur për ekstremizmin fetar, ministri për Çështje fetare i Arabisë Saudite tha se keqpërdorimi i fesë për luftëra politike e klasore nga grupet terroriste i ka shkaktuar shumë vuajtje vendit të tij dhe shumë shteteve në botë.

Ai theksoi domosdoshmërinë e çrrënjosjes së ekstremizmit fetar dhe promovimin e islamit të moderuar që ka në thelb harmoninë dhe mirëkuptimin mes njerëzve. Ministri Al Shejkh u shpreh i gëzuar që në Kosovë mbretëron paqja dhe toleranca fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit