1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri kroat: Kosova dhe Bosnja nuk do të duhej të ishin vagoni i fundit në trenin drejt BE-së

Më të lexuarat

Në panelin ku po diskutohet tema “të bashkuar në solidaritet: mbrojtja e demokracisë perëndimore”, të mbajtur në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ka folur për anëtarësimin e Kosovës, Ukrainës dhe Bosnje e Hercegovinës në familjen e madhe evropiane.

Ai theksoi se Bosnja dhe Kosova nuk kanë status të kandidatit, dhe se ato nuk do të duhej të ishin “në vagonin e fundit të trenit drejt Bashkimit Evropian, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina, transmeton Telegrafi.

Ai porositi EPP-në se duhet të punojë që të trajtojë çështjet e “problemeve thelbësore”, që Bosnja duhet t’i zgjidhë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ka komentuar edhe luftën në Ukrainë, ku pranoi se perëndimi i ka ofruar ndihmë të jashtëzakonshme Ukrainë, dhe se ekziston një mobilizim ndërkombëtar për Ukrainën. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit