-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri Kovaçevski shtron iftar: Gjatë Ramazanit dërgojmë mesazhe të bashkimit

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, organizoi iftar për anëtarët e Qeverisë dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit, si dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) dhe organizatave tjera të shoqërisë civile që e praktikojnë fenë islame, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u uruar mirëseardhje të ftuarve, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i BFI-së, Shaqir Fetai, kryeministri Kovaçevski në fjalën e tij theksoi se është i nderuar t’i mirëpresë si mysafirë gjatë agjërimit, kur mblidhen familjet dhe miqtë në shprehje të respektit të ndërsjellë.

“Periudha e agjërimit gjatë Ramazanit është një periudhë kur familjet mblidhen, miqtë shoqërohen dhe i përkushtohen vetë-reflektimit dhe meditimit. Është një nder i veçantë për mua që keni pranuar ftesën për të qenë bashkë sonte në përmbushjen e detyrave tuaja të shenjta”, citohet të ketë thënë Kovaçevski në njoftimin e Qeverisë.

Ai gjithashtu është shprehur se duke nderuar njëri-tjetrin, dërgohet një mesazh solidariteti dhe një shtrëngim duarsh.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet dhe familje e feve të ndryshme, duke jetuar në harmoni me njëra-tjetrën, vazhdon traditën që na kanë lënë brezat tanë të mëparshëm si trashëgimi. Duke ndarë dhe festuar bashkë, ne bëhemi më të afërt”, është shprehur Kovaçevski.

Ai ka shfrytëzuar rastin që të gjithë bashkëqytetarëve tanë të besimit islam, t’iu urojë një periudhë të qetë agjërimi dhe lutjesh në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, duke uruar paqe, shëndet, lumturi dhe begati në çdo familje. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit