4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri kanadez vrasjen e familjes muslimane e quan “sulm terrorist”

Më të lexuarat

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vrasjen e katër anëtarëve të një familjeje muslimane e ka quajtur “sulm terrorist të motivuar nga urrejtja”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Viktimat u vranë nga një shofer kamioni i cili të dielën vonë qëllimisht përplasi një grup njerëzish në Londër të provincës kanadeze Ontario.

Në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve, Trudeau tha se jetët e tyre u morën me “dhunë brutale dhe të pacipë”, duke shtuar se “kjo vrasje nuk ishte e rastësishme”.

Të vdekurit janë dy gra të moshës 74-vjeçare dhe 44-vjeçare, një burrë 46-vjeçar, si dhe një vajzë 15-vjeçare.

Një djalë 9-vjeçar, anëtar tjetër i familjes, po ashtu u godit dhe aktualisht është në spital në një gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia kanadeze njoftoi se shoferi i kamionit, 20-vjeçari Nathaniel Veltman, është akuzuar me katër akuza të vrasjes së shkallës së parë dhe një akuzë për vrasje në tentativë.

Dje në një konferencë për media, inspektori i policisë së Londrës, Paul Waight, tha se “ka prova se ky ishte një akt i planifikuar dhe i paramenduar” dhe se “familja u vu në shënjestër për shkak të besimit të tyre musliman”.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit