0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kryeministri i Spanjës në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Më të lexuarat

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Sanchez dhe Rama pritet të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:00.

Sanchez po zhvillon një tur ballkanik dhë ndër çështjet që do të jetë në fokus është zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Ai u takua në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ku theksoi se Spanja e mbështet Serbinë kur është fjala për Kosovën, por se duhet të respektohet integriteti territorial.

Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor. /Euronews/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit