Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar do të shpallet më 5 shtator.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një afat kohor i tillë u përcaktua mbrëmjen e së hënës.
Por kjo javë do të jetë e madhe për konservatorët, ku numri i kandidatëve mund të zvogëlohet në dy në vetëm pak ditë.
Megjithatë, Boris Johnson do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm për rreth dy muajt e ardhshëm, derisa të konfirmohet lideri i ri.
Sir Graham Brady, kryetar i ”1922 Committee” (që përbëhet nga të gjithë deputetët konservatorë), tha se nominimet për të qenë udhëheqës i Partisë Konservatore do të mbyllen të martën.
Ai tha se lideri i ri do të shpallet më 5 shtator pasi deputetët të kthehen nga pushimet verore, por nuk do të thotë se kur do të bëhet votimi përfundimtar.
Siç vlerëson ai, ky ishte një plan kohor “përsosmërisht i arsyeshëm” që do të lejonte zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin gjatë verës. /Telegrafi/