7.4 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Kryeministri i Malajzisë: vendet islame të organizohen për t’i dhënë fund persekutimit të pakicës muslimane të Mjanmarit

Më të lexuarat

Në një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam është shprehur shqetësimi i madh për persekutimin e pakicës muslimane rohingia në Mjanmar.

Organizata e Bashkëpunimit Islam, e mbledhur në Kuala Lumpur, i ka kërkuar Mjanmarit për të marrë hapa vendimtarë për ta zgjidhur krizën. Në takim është kërkuar që Mjanmari t’u përmbahet detyrimeve të ligjeve ndërkombëtare.

Në sesionin e jashtëzakonshëm është bërë thirrje për masa të nevojshme për të ndaluar dhunën dhe diskriminimin ndaj pakicës muslimane rohingia, si dhe për t’u dhënë fund përpjekjeve të vazhdueshme për ta mohuar kulturën dhe identitetin e tyre.

Në fjalën e tij, kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka kërkuar një organizim të vendeve islame për t’i dhënë fund persekutimit të pakicës muslimane në fjalë.

Ai ka deklaruar se çështja e pakicës rohingia nuk ishte më një punë e brendshme e Mjanmarit, ndërsa kishte nxitur eksodin e refugjatëve që mund ta trazonin tërë rajonin.

“Qeveria e Mjanmarit diskuton termat ‘gjenocid’ dhe ‘spastrim etnik’, por sido që të jetë terminologjia, muslimanët rohingia nuk mund të presin,” u ka thënë Najib Razak të pranishmëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit