-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kryeministri i Izraelit mbështetës i dënimit kapital për palestinezët

Më të lexuarat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se mbështet projektligjin për zbatimin e dënimit me vdekje për palestinezët, të cilët vrasin izraelitët.

 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se mbështet projektligjin për zbatimin e dënimit me vdekje për palestinezët, të cilët vrasin izraelitët.

Sipas mediave lokale, Netanyahu në një takim me partnerët e koalicionit tha se nuk ka ndonjë pengesë që projektligji i diskutueshëm, i cili është lënë në pritje që nga janari e deri më tani, të futet në rend dite në Parlamentin izraelit.

Netanyahu thotë se kundërshtimi i projektligjit për dënimin me vdekje të palestinezëve, të cilët vrasin izraelitët e inteligjencës së brendshme dhe ushtrisë izraelite nuk duhet të paraqet pengesë që deputetët ta çojnë këtë projektligj në rend dite në parlament.

Projektligji i diskutueshëm për dënim me vdekje është miratuar me 52 vota ‘pro’ dhe 49 ‘kundër’, në votimin e zhvilluar më 3 janar.

Për të hyrë në projektligji duhet të votohet dhe të miratohet edhe dy herë në Parlamentin izraelit.

Dy votimet tjera të këtij projektligji, kundër të cilit palestinezët shprehin një reagim të madh, nuk është realizuar që nga janari për shkak të kundërshtimit të institucioneve të sigurisë së Izraelit.

Në gjykatat civile në Izrael nuk ekziston dënimi me vdekje. Ndërsa në gjykatat ushtarake ky dënim mund të vendoset vetëm në raste shumë të jashtëzakonshme. Ky autoritet në historinë e Izraelit është përdorur vetëm një herë në një rast të vitit 1962 kundër një ish-krimineli nazist. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit