1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Më të lexuarat

Kryeministri indian Narendra Modi hapi sot një tempull hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie në qytetin Ayodhya në veri të Indisë.

Tempulli i është kushtuar zotit hindu Rama, raporton AP dhe shton se Modi, i veshur me rroba tradicionale, drejtoi ceremoninë e hapjes të shoqëruar me këngë fetare nga priftërinjtë hindu brenda tempullit, ku u vendos së fundi një skulpturë prej guri 1.3 metra e Zotit Rama, transmeton Telegrafi.


“Më jep kënaqësi të madhe të jem pjesë e këtij programi hyjnor”, deklaroi kryeministri indian Modi në llogarinë e tij X.

Ai gjithashtu këndoi këngë fetare hindu përpara se të vendoste petale lulesh në bazën e një skulpture të Zotit Rama, duke ofruar një lutje dhe më pas duke u përkulur para statujës së Ramës.

Mijëra persona ishin ftuar, duke përfshirë yjet më të mirë të filmit dhe lojtarët e kriketit, që u mblodhën dhe morën pjesë në ngjarjen në Ayodhya.

Tempulli zëvendëson një xhami të shekullit të 16-të të rrafshuar nga turmat hindu në vitin 1992. Prishja kishte shkaktuar trazira mbarëkombëtare në të cilat vdiqën rreth 2,000 njerëz. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit