1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kryeministri i Greqisë kërkon falje për dështimet në trajtimin e zjarreve që kanë kapluar vendin

Më të lexuarat

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar falje për dështimet në trajtimin e zjarreve në të gjithë vendin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qindra zjarrfikës janë përballur me zjarret e mëdha që kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe këto zjarre rezultuan në shkatërrimin e shumë pronave.

“Ne mund të kemi bërë atë që ishte e mundur nga ana njerëzore, por në shumë raste nuk ishte e mjaftueshme”, tha Mitsotakis.

Tymi i dendur ende po vjen nga ishulli Evia, në verilindje të Athinës, i cili është ndezur për një javë.

Shumë shtëpi dhe hektarë pyje janë djegur tashmë në Evia, në periferi të kryeqytetit dhe në pjesë të tjera të Greqisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit