1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeministri i Britanisë: Pranojmë 20 mijë sirianë

Më të lexuarat

Kryeministri britanik David Kameron, ka konfirmuar për mediat vendasve angazhimin e tij për të pranuar në Britani rreth 20 mijë refugjatë sirianë.
Kameron tha pasditen e sotme se është e rëndësishme që të tregojmë solidaritet në këtë kohë të vështirë, por shtoi se nuk duhet të inkurajohen njerëz të tjerë për të bërë udhëtime të rrezikshme në Mesdhe.
“Kam telefonuar kancelaren Angela Merkel dhe ajo e ka mirëpritur këtë njoftim që unë po bëj sot”- tha Kameron, i cili shtoi se shifra e pranimit prej 20 mijë refugjatësh mund të rritet.

Kujtojmë që në fillim Britania ishte kundër pranimit të refugjatëve nga Siria, por presioni i vendeve të tjera të BE-së për të shpërndarë përgjegjësinë në mënyrë të barabartë dhe tmerret që po përjetojnë sirianët në detin Mesdhe kanë bërë që edhe Kameron të hapë dyert e vendit të tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit